Numri i viktimave nga COVID-19 në botë po rritet dhe SHBA duket se ende mban rekord me shifrat më të larta.
Bëhet fjalë për 61 mijë raste të reja me koronavirus dhe 415 viktima vetëm në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga fillimi i pandemisë në SHBA janë regjistruar mbi 3.7 milionë të infektuar dhe më shumë se 140 mijë viktima duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën pandemike.
Por Presidenti Trump duket se po jeton në një realitet tjetër shkuan La Vanguardia.
Në një intervistë për Fox News të transmetuar të dielën, Trump vazhdon të insistojë në qasjen e tij se virusi “thjesht do të zhduket”.
“Ne gjithashtu sigurojmë që pandemia është nën kontroll dhe se sëmundja tek të rinjtë zgjat vetëm një ditë” është shprehur Presidenti Trump. /Ra.My.Fjala.al