Futbollisti më i mirë i La Liga-s, Benzema ia kalon Ramosit dhe Messit

Karim Benzema është zgjedhur si lojtari më i mirë i La Ligas për sezonin 2019-2020.

Ai ia ka kaluar emrat më të mëdhenj që luajnë në kampionatit spanjoll, siç janë Lionel Messi e Sergio Ramos.

Në një sondazh të realizuar nga mediat spanjolle francezi siguroi 36% të votave në këtë garë. Ai kontribuo në titullin e 34-t kampion të Spanjës duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 8 asiste.

Puna e Benzemas është  cilësuar si më e çmuar dhe më e rëndësishme se 25 golat dhe 21 asistet e Lionel Messit me Barcelonën, që u rendit i dyti.

Ndërsa kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos është renditur i treti me 14% të votave.

Duke pasur parasysh ecurinë e  Messit në futbollin spanjoll në dekadën e fundit, pozicionimi i yllit argjentinas ka ngjallur çudi pas përfundimit të këtij sezoni.ka.ta/Fjala.al/