Kosovë/Humb jetën doktor Zuka, viktima e parë nga virusi në mjekësi

Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e Covid-19 nga bluzat e bardha.Burime bëjnë me dije se  Zuka vuante edhe nga diabeti.

Lajmin e ka dhënë Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë mjeku Fadil Zuka.

Postimi i plotë

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5,877 persona, ndërsa 3,069 persona janë shëruar.

Numri i viktimave ka shkuar në 139, teksa aktualisht janë 2,669 raste aktive. Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669.

 

Bo.Ba/fjala.al