“Muzika nuk vret”/Artistët sërish protestë, përplasen me policinë (FOTO)

Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët kanë dal sërish në protestë para Kryeministrisë.

Kjo protestë mori jetë pasditen e djeshme menjëherë pas vendimit të qeverisë dhe njoftimit nga ministria e shëndetësisë për të mbyllur club-et dhe lokalet pas orës 20:00 të mbrëmjes, për shkak se cilësohen si burim i përhapjes së koronavirusit.

Gjatë protestës paraditen e sotme ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë.

Bo.Ba/fjala.al