Ndryshimet kushtetuese/Kim në zyrën e Ramës në kryeministri

Mësohet se Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në kryeministri, ku ka takuar kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen fill pas një ditë të mbledhjes së Këshillit Politik, ku u diskutua gjerë e gjatë për ndryshimet kushtetuese.

Diplomatja Kim ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.

Rama ka kërkuar hapjen e listave por kjo është kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare, pasi sipas saj, Rama ka si qëllim të heqë koalicionet zgjedhore.

Edhe pas 5 orësh debat në Këshillin Politik ditën e djeshme,përfundojë pa një marrëveshje mes palëve politike.

 

Bo.Ba/fjala.al