Nga 1 shtatori hyn në fuqi ligji që legalizon kriptomonedhat, Shqipëria e treta në Europë që i rregullon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është botuar në Fletoren Zyrtare ligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimon kriptomonedhat.

Ligji, i cili ishte kthyer nga Presidenti i Republikës, si një rrezik për pastrim parash, pritet që të hyjë në fuqi në 1 shtator. https://www.monitor.al/meta-kthen-ligjin-qe-zyrtarizon-kriptomonedhat-krijon-hapesire-per-pastrim-parash/

Në po të njëjtën Fletore Zyrtare është miratuar dhe vendimi i Kuvendit që rrëzon dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë përdorimit zyrtar të monedhave virtuale në vend.

Shqipëria bëhet në këtë mënyrë një nga të paktat vende të Europës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale.

Deri tani, në Europë vetëm dy shtete kanë marrë hapa për të zbatuar një legjislacion të caktuar për aktivet virtuale, të cilat nuk mbulohen nga kuadri ekzistues i Bashkimit Europian. Kështu, Malta ka në fuqi një ligj për aktivet virtuale, Franca e ka miratuar ligjin në prill të vitit 2019, sipas relacionit që shoqëron projektligjin.

Ligji synon të bëjë rregullimin, ndalimin në rast abuzimi dhe marrjen e penaliteteve në lidhje me aktivitetet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to, duke nënvizuar se rregullimi është variant që po përqafohet në shumë vende, si alternativë për kontrollin dhe mbarëvajtjen.

Tokenët dixhitalë dhe monedhat virtuale janë një lloj aktivi virtual, thelbësisht të varur nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilët i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese apo mjet utilitar, në procesin e blerjes së produkteve apo të shërbimeve, shpjegohet në relacion.

Relacioni, që shoqëroi ligjin, pranonte se siç ka përfitime ka edhe rreziqe

“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhet në relacion.

Lexo edhe :  Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ "Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe"

Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Sa i takon vetëm pastrimit të parave, thuhet se projektligji adreson edhe çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, duke kërkuar nga çdo titullar licencë-krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur nga risqet për të monitoruar transaksionet në përputhje me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, nëpërmjet hartimit të politikave për parandalimin e pastrimit të parave dhe angazhimit të punonjësve me përvojën e duhur për raportimin e çështjeve që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave.

Blockchain shmang rregullatorët, rrezik për pastrim parash

Blockchain është një teknologji e re dhe jo më e thjeshta për t’u kuptuar. Kjo teknologji vlerësohet se do të kërkojë vite për t’u zbatuar nga komunitete shumë më të edukuara nga pikëpamja financiare se Shqipëria për të zgjidhur problemet me standardet e sigurisë dhe për të kthyer reputacionin nga hakerimet e fundit.

Blockchain premton t’ia kthejë kontrollin e data njerëzve, por kjo së paku kërkon besimin në teknologji. Paradoksi këtu është se blockchain, në fakt, shmang pikërisht nevojën për të besuar dhe heq hallkat ndërmjetëse, si për shembull noterët, siguruesit dhe bankierët,duke na kërkuar që të besojmë në teknologji. Por si mund të besosh në teknologji, nëse kodet e blockchain janë thyer në mënyrë të përsëritur.

Nëpërmjet teknologjisë mund të kalosh pa kontrollin e bankës qendrore aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat / shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale pastrimin e parave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash. /Monitor/

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV