Nwabueze vs Shkurtaj, dy ndeshjet që përcaktojnë fituesin e “Kupës së Artë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit 2019-2020, tashmë është vendosur fituesi i Kategorisë Superiore.

Kukësi nuk mundi të siguronte këtë sezon asnjë trofe, pasi u eliminua edhe nga gara për Kupën e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale të saj.

Ekipi verilindor është duke u përgatitur për një revolucion të ri, nga ky pritet të ketë ndryshime rrënjësore në skuadër.

Në dy takime e fundit, Kukësi pritet të luajë për të promovuar disa lojtarë të rijnë si dhe në një farë mënyre për t’i bërë një dhuratë lamtumire sulmuesit kryesor të saj, Vasil Shkurtaj.

Vlonjati është i vetmi që mund t’i sjellë verilindore një trofe simbolik për këtë sezon, atë të golashënuesit më të mirë.

Ndonëse Shkurtaj do të largohet me parametra zero, Kukësi do e ndihmoj sulmuesin të fitoj këtë trofe individual.

Ai ndodhet në garë me lojtarin e Laçit Kyrian Nwabueze me të njëjtin numër golash. Të dy këta lojtarë kanë shënuar nga 20 herë në portat e kundërshtarëve për sezonin 2019-2020.

Nwabueze po ashtu është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe është kërcënim real për Shkurtajn në këtë garë.

Edhe Laçi pas sigurimit të prezencës në kompeticionet evropiane do të bëj gjithçka që Nwabueze të fitoj “Kupën e Artë”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Lajme të tjera

Web TV