Rama përballë Bashës, 10 çështje për një përballje profilesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zamira Çavo

  • Diskursi politik

Rama – Demagog me doza të larta autoritarizmi e sarkazme politike. Fraza të zgjedhura që krijojnë impakt.

Basha -Demagog me tendencë mashtrime divulgare, gati mediokre. Fraza të ngjashme pa asnjë impakt.

  • Gjetjet politike

Rama – I paskrupullt në veprimet e tij, por i vendosur për gjetjen e zgjidhjes oportune për të.

Basha – I manipuluar lehtësisht nga rrethanat e jashtme dhe, për rrjedhojë, jo rezultativ në gjetjet politike.

  • Puna në ekip

Rama – nuk njeh punë në ekip. Autoritarizmi i tij është në ekstrem.

Basha – përpiqet të krijojë skuadër, por nuk është i suksesshëm për organizim.

  • Qëndrimi ndaj opinionit publik

Rama: Injoron rolin e opinionit, duke e kaluar vëmendjen tek individi.

Basha: Mbështetet tek opinioni publik dhe sillet me korrektësi ndaj këtij opinioni.

  • Roli në Parti

Rama – Shpërfillës maksimal në rolin e partisë si institucion. Partia i duhet Ramës thjesht për mburojë institucionale, por jo si qelizë demokracie. Kjo e ka çuar Partinë Socialiste drejt tkurrjes së shpejtë.

Basha – I interesuar për të pasur parti të shëndetshme, por i paaftë për ta menaxhuar atë. Shkaku: nuk ka cilësitë e liderit karizmatik që i duhet Partisë Demokratike pas largimit të Berishës.

6- Publiciteti

Rama: Mjeshtër i publicitetit ose, siç njihet ndryshe, marketingut politik. Ky marketing i ka siguruar epërsi në mjaft ngjarje politike brenda dhe jashtë vendit.

Basha: Kopjues i dobët i skemave të marketingut politik të përdorura nga kundërshtarët e tij.

7-Vizioni për punët publike

Rama – Selektiv. Nuk i interesojnë punët publike si të tilla, por vetëm ato që i sigurojnë “lavdi” personale. Në ato që i cilëson “punët e tij publike”, është vizionar ekselent.

Basha – Flet për punë publike, por ka dëshmuar se nuk ka as vizion dhe as aftësi për t’i planifikuar e realizuar ato.

  1. Qëndrimi ndaj faktorit ndërkombëtar
Lexo edhe :  Këmisha e lumturisë që mungon.....

Rama – Qëndrim nihilist në dukje, por bashkëpunues deri në përulësi në përmbajtje.

Basha – Qëndrim korrekt ndaj këtij faktori.

  1. Qëndrimi ndaj institucioneve shtetërore

Rama – Sillet si pronar i shtetit. Injoron institucionet dhe i barazon këto të fundit me veten e tij.

Basha – Njeh institucionet dhe rolin e tyre.

10 – Sjellja demokratike

Rama: Mendon si diktator dhe sillet si i tillë.

Basha: Mendon si demokrat dhe sillet si i papërgjegjshëm.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV