A do pranojë Jozefina Topalli propozimin e PD Shkodër si kandidate për deputete?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë dega e PD Shkodër propozoi Jozefina Topallin si kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021.

Ajo u propozua nga anëtarësia e këtij qyteti mes 100 kandidatëve të tjerë dhe tashmë kjo është bërë zyrtare, pasi kërkesa ka shkuar si propozim në Kryesinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Por a do t’a pranojë këtë propozim Jozefina Topalli?

Vetë ish-nënkryetarja e PD nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, madje ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Kjo nënkupton që gjasat janë të pakta që ajo ta pranojë këtë propozim.

Topalli ka qenë kritikja më e madhe e Lulzim Bashës në këto 7 vjet ku ai ka drejtuar PD në opozitë.

Edhe pse ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, Jozefina Topalli nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje dhe ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si Lulzim Basha e drejton Partinë Demokratike. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV