“5 qershori”/ KE: Ndryshimet shtesë s’duhet të nxjerrin nga shinat rezultatet e marrëveshjes

Pas miratimit në Kuvend i marrëveshjes së 5 qershorit, ka reaguar Komisioni Evropian, i cili përmes një deklarate shprehet se ky është një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Më tej në deklaratë thuhet se KE ka mbajtur shënim propozimet shtesë për reformën zgjedhore si dhe nxit të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik duke theksuar se procesi i ndryshimeve shtesë nuk duhet nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 qershorit.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit”, deklaron Komisioni Europian./Re.Gu/Fjala.al