André Gide, komunisti që denoncoi BRSS-në e Stalinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

André Gide është një nga shkrimtarët më të njohur, gjithashtu fitues i çmimit ‘Nobel’ për Letërsi, në vitin 1947. Ai tregoi guximin të denoncojë barbarinë koloniale franceze në Kongo. Gazeta ‘Fjala’ ka sjellë më poshtë një shkrim i cili shpjegon lidhjen e shkrimtarit të njohur francez me BRSS-n e Stalinit.

Shkrimi i plotë:

André Gide (1869-1951) veproi gjithmonë me të njëjtën besnikëri ndaj ndërgjegjes së tij. E vërteta duhej të kërkohej mbi çdo besnikëri politike, qoftë edhe për partinë.

Gjithçka tjetër nuk kishte rëndësi. Intelektuali, nëse është i vërtetë, duhet të dalë kundër rrymës.

Më 1936 Gide dëshironte të njihej me dorën e parë të BRSS të Stalinit, i ngazëllyer rreth një revolucioni i cili dukej se ndërtonte një shoqëri me kritere të kundërta me ato të kapitalizmit.

Si shkrimtar i famshëm që ishte, ai u trajtua me lavdi. Nga pikëpamja sovjetike, ishte e qartë se kjo vizitë ilustruese mund të sillte shumë përfitime përsa i përket imazhit.

Gide mund të ishte komunist në atë kohë, por ai ishte mbi të gjitha një njeri i zhytur thellë me besimin në lirinë e artistëve. Nuk mund të kishte një kulturë autentike nga nënshtrimi në një ideal politik, çfarëdo qoftë. Kjo është arsyeja pse ai u tmerrua që merita e një shkrimi, një pikture apo një filmi vlerësohej vetëm për ortodoksinë e saj doktrinore, duke përbuzur vlerat estetike, përgjithësisht subjekt i akuzës së “formalizmit”.

Gide tregoi se kishte një interes të madh për arsimin, por mësimi i vetëm i lejuar kishte për qëllim festimin e madhështisë sovjetike. Njerëzit ishintë lumtur, por kjo arritje dukej se ishte falë uniformitetit dhe konformitetit. Gazeta Pravda i tregonte njerëzve se çfarë të mendonin: nuk ka vend për ndryshim të mendimit. As në Gjermaninë e Hitlerit nuk jetonin njerëzit më të nënshtruar, me më shumë frikë abuzimi nga autoritetet.

Lexo edhe :  KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Komunizmi bazohet, në teori, në barazinë e të gjithë qytetarëve. Megjithatë, varfëria ishte ende shumë larg nga zhdukja e saj. Në kontrast të dhimbshëm me idetë që janë shprehur, BRSS ndihmonte në formimin e një borgjezie që përbuzte më të nevojshmen, si homologët e saj në Perëndim. Kjo klasë qeverisëse nuk bazohej në para ose merita personale, por në posedimin e “të menduarit të saktë”.

Gide, në fakt, i kishte paralajmëruar gjithmonë bashkëfetarët e tij se kur të bëhej komunist, ai kurrë nuk do të ishte “një rekrutues i qetë”. Ka.Li/fjala.al/Burimi:LaVanguardia

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV