Iu ndalua hyrja në stadium, tifozët polakë habisin të gjithë me gjetjen gjeniale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/JfTQ9zY6hc0
Mbyllja e stadiumeve për shkak të pandemisë së Covid-19 i ka vënë në lëvizje një grup tifozësh në Poloni që të gjejnë mënyrën për të ndjekur ekipin e zemrës nga afër.

Ata kanë gjetur zgjidhjen që të shikojnë ndeshjet e futbollit, por duke ruajtur me çdo kusht distancimin fizik.

Këta persona morën me qira vinça kran që bashkitë i përdorin për të rregulluar ndriçim në qytete dhe i vendosën jashtë stadiumit për të ndjekur ndeshjen.

Dashuria e madhe për një ekip, qoftë ai i një ligë të lartë apo jo në Poloni, i ka vënë në lëvizje të pasionuarit pas futbollit.

Ata i vendosën vinçat kran në një pozicion që të mund të shikonin ndeshjen sikur të ishin brenda në stadium.

Këta persona kanë gjetur zgjidhjen që prej disa muajsh kërkohej nga të gjithë tifozët e futbollit, apo edhe sporteve të tjera.

Tashmë ndjekësit e tyre nuk kanë pse i shohin ndeshjet nga ekrani në shtëpitë e tyre, por mund të provojnë sërish ndjesinë e të ndjekurit të skuadrës së zemrës në grup.

Megjithatë duhet theksuar tashmë në një tjetër mënyrë dhe me rregulla të reja./Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV