Kur dy shqiptarët Irene Papas dhe Bekim Fehmiu luanin filmin “Odisea”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irene Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë të pastër.

Së paktu për aktoren që bëri emër deri në Hollyëood dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Femiu mjaftonte emrin për ta kuptuar që iështe shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e taletuar e ka pranuar vetë këtë fakt. Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Irene Papas ka qenë: Flasim gjuhën shqipe. “Po si ka mundësi kur ju jeni nga Greqia dhe Femhiu nga Jugosllavia”,- pyeti një gazetar. Po por unë jam shqiptare nga Greqia dhe Fehmiu është shqiptar nga Jugosllavia. Të dy si Papas dhe Fehmiu ishin shqiptarë që kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore por më shumë se kaq na bëjnë krenarë. Më poshtë statusi i Qemal Lames që ka publikuar këta fakt.

IDENTIETI KOMBËTAR SHQIPTAR I PËRJETËSUAR NË LEGJENDËN E ODISEAS DHE AKTUALIZUAR NGA DY SHQIPTARË
Irini Leleku – Irena Papa dhe Bekim fehmiu përjetësuan të vërtetën historike të identietit shqiptar të lashtësisë.

Gjatë xhirimit të filmit AVENTURAT E ODHISEUT në vitin 1968, ku dy rolet kryesore i luajtën, IRENA PAPAS PENELOPËN dhe BEKIM FEHMIU ODHISEUN, tek sa i kishin parë gazetarët të dy mes vete të flisnin në një gjuhë krejt tjetër nga ajo që e kishin pritur, pyetja e njërit prej tyre ishte se NË CILËN GJUHË PO KOMUNIKONIN, ajo ishte përgjigjur se PO FLISNIN NË GJUHËN E NËNËS, “SI ËSHTË E MUNDUR KJO KUR JU JENI, NJËRI JUGOSLLAV DHE TJETRA GREKE”, ishte pyetja tjetër e gazetarit, “KY ËSHTË SHQIPTAR NGA JUGOSLLAVIA DHE UNË JAMË SHQIPTARE NGA GREQIA, MË E RËNDËSISHMJA ËSHTË SE KA QENË VULLNET I VETË ZOTIT QË NE TË DY T’I LUAJMË KËTO DY ROLE SEPSE DIKUR, EDHE VETË PENELOPA DHE ODHISEU E KANË FOLUR PO KËTË GJUHË QË PO E FLASIM NE TË DY SOT”, “POR HISTORIA E THOTË SE ATA ISHIN GREKË” vazhdoi gazetari, “PO EDHE MUA JE DUKE MË KONSIDERUAR GREKE, POR UNË FARE NUK JAM GREKE” ishte përgjigjur shkurt IRENA PAPAS! (RaiUno, 1974) /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Të fundit

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Lajme të tjera

Web TV