Lufta në UT vazhdon /Koni i përgjigjet Shahinit: Ju jeni zhgënjimi i studentëve, keni “marrë peng” universitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi mediatik “Fjala” publikoi ditën e djeshme letrën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, drejtuar rektorit në detyrë të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ku shprehej se ndihej e zhgënjyer prej tij. Menjëherë pas botimit të lajmit ka ardhur reagimi i rektorit, i cili e akuzon ministren Shahini se ka “marrë peng” universitetin, teksa e cilëson si zhgënjimin më të madh për studentët.

Nga Ina Allkanjari

“Lufta” Koni-Shahini vijon. Pas publikimit në grupin mediatik “Fjala” të letrës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, drejtuar rektorit në detyrë të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ku specifikohet se ndihet e zhgënjyer nga rektori, për sa u përket situatave problematike të krijuara në UT, ka reaguar ky i fundit. Në reagimin e tij, rektori në ikje sqaron se deklarata e ministres e ka zhgënjyer, nuk ka asnjë vlerë për të. Sipas Konit, ministrja Shahini është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve në Shqipëri.

“Në fakt, znj. Shahini, si Ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndrrave të tyre; është Ministri i Arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoi asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin”, shkruan rektori. Sipas tij, Universiteti i Tiranës është “marrë peng” nga vetë ministrja Shahini në bashkëpunim me dekanët. Në shkrim rektori thekson që arsyet se përse Ministri përgjegjës për Arsimin po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur të bëjë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës. Në përfundim të shkrimit, rektori Koni deklaron se në datën 30 korrik 2020 në Universitetin e Tiranës nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT-së, kjo, pasi, sipas tij, Senati Akademik nuk mundi të miratojë KIZ-in. Gjithashtu, Koni theskon se zgjedhjet nuk mund të realizohen për shkak të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanët e fakulteteve të UT-së.

Lexo edhe :  Murrizi 'shpërthen' kundër PD-së/ Kërminjë politik, heshtje e pështirë dhe servilizëm!

Letra e Shahinit

Për shkak të përplasjeve të shumta institucionale mes instancave drejtuese të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar disa herë lidhur me procesin zgjedhor. Së fundmi, Shahini, nëpërmjet një letre zyrtare drejtuar rektorit të UT-së, të siguruar nga gazeta “Fjala”, kërkoi bashkëpunimin e Konit, teksa shprehej se ishte e zhgënjyer. “Ju më keni zhgënjyer gjithmonë me prirjen për mos të bashkëpunuar dhe për krijimin e situatave problematike në institucion”, shkruan Shahini në letër teksa specifikon se zgjedhjet në UT janë të ligjshme. Ministrja e Arsimit deklaroi se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore dhe si të tilla duhet të vazhdojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor. Në letër theksohet se MASR-ja në 12.01.2020, ka dhënë urdhrin nr. 8, për procesin zgjedhor të autoriteteve dhe organeve drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për arsye të përfundimit të mandatit të drejtuesve të tyre më datë 26.05.2020. “Në urdhër janë shprehur qartësisht data e zgjedhjeve dhe detyrimi që kandidatët për autoritete drejtuese dhe për anëtarë të organeve drejtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) publike të kryenin procesin e verifikimit të ligjshmërisë së fitimit të gradës shkencore dhe titullit akademik, përfshirë kontrollin atiplagjiaturë”, shkruan Shahini në letrën drejtuar Konit, teksa thekson se menjëherë pas daljes së urdhrit, në janar 2020, rektori ka qenë i detyruar të themelojë Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) dhe Këshillin e Etikës, për të pasur mundësinë kandidatët të kryenin kontrollin e ligjshmërisë dhe atë të plagjaturës. Sipas ministres, Koni nuk i ka themeluar këto institucione. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

“Duam kërkim urgjent!” PDL Mungojnë 130 mijë fletë votimi

Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë herë me pretendimin se mungojnë...

Mijëra familje ngelin pa energji elektrike për shkak të… gjarpërinjve!

Më shumë se 5.000 shtëpi në Karolinën e Veriut mbetën pa energji elektrike pasi një gjarpër hyri në një nënstacion elektrik në qarkun Wayne,...

“Lonely Planet”/ Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë. Për shumicën e turistëve, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor është një enigmë –...

Shefi i Krimeve të Shkodrës, largohet nga radhët e Policisë së Shtetit

Saimir Rrustemi, një nga efektivët më të përgatitur të Policisë së Qarkut Shkodër, është larguar nga detyra për të nisur një rrugëtim të ri....

Elseid Hysaj ka një mesazh të fortë para ndeshjes me Serbinë

Duke e cilësuar Serbinë një kundërshtare të fortë, mbrojtësi Elseid Hysaj, u shpreh se Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë tre pikë në ndeshjen Shqipëri-Serbi,...

Lajme të tjera

Web TV