Me 97 vota pro Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik.Deputetët votuan marrëveshjen e 5 qershorit me një votim të fshehtë dhe jo elektronik.
Ndërkohë 74 vota ishin nga mazhoranca ndërsa 23 nga grupet parlamentare të opozitës brenda Kuvendit. 6 deputetë votuan kundër marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë fare në votim si dhe 4 të tjerë ishin abstenim.
Marrëveshja e 5 qershorit përfshinë ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara pikërisht nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD- LSI. Ajo u arrit falë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Por Kuvendi ka para tashmë një tjetër marrëveshje, atë PS- opozitë parlamentare për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve si dhe për pragun e ri zgjedhor.
Ajo do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siçu miratua edhe marrëveshja e 5 qershorit sot.
VOTAT PËR MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT
97 pro
6 kundër
6 pa votuar
4 Abstenim
/Re.Gu/Fjala.al