Neshat Murati rrëfen ëndrrën kuqezi dhe objektivat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai bie shumë lehtë në sy mes shokëve të skuadrës për shkak të gjatësisë së tij. Neshat Murati luan si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19. Djaloshi shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut ka spikatur me paraqitjet e tij me klubin e Shkëndijës dhe tashmë prej pak kohësh ia doli mbanë të veshë fanellën kuqezi. Një ëndërr e bërë realitet për Muratin, i cili në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në Internet tregon se si e nisi futbollin dhe objektivat e tij për të ardhmen.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Si fillim, si çdo fëmijë ishte dëshira shumë e madhe për të luajtur futboll si profesionist, sepse që nga ajo kohë shihja ndeshje futbolli në televizor dhe më pëlqente shumë futbolli si sport.

Në moshën 7-vjeçare kam hedhur hapat e parë në futboll, në klubin “Dardanët” në Tetovë, ku kam kaluar 5 vite të bukura me shumë motivim dhe shumë dashuri për futbollin. Dëshira dhe pasioni për futbollin lindi që nga ajo kohë, sepse e shihja se futbolli ishte pikërisht sporti i duhur për mua.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Prindërit e mi ishin të parët që më afruan me këtë sport dhe kishin besim tek unë. Babai im po ashtu vinte në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për të më parë në aksion. Gjithmonë, prindërit më thonin se dëshira e tyre më e madhe ishte që një ditë të luaja për Kombëtaren Shqiptare dhe ja ku erdhi edhe ajo ditë. Ia dola mbanë dhe e bëra realitet këtë ëndërr.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Tirana konfirmon trajnerin e ri në pankinë, ja kush është Vangjel Mile

– Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?

– Në mëngjes fillon stërvitja me klubin, ku në orën 8:30 duhet të paraqitemi në dhomat e zhveshjeve, ndërsa stërvitja fillon në orën 10:00 dhe zgjat dy orë. Pastaj pas stërvitjes mundohem të pushoj dhe në orën 17:00 vazhdoj me stërvitje në palestër deri në orën 18:00. Më tej, mundohem të kaloj kohë me familjen.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Futbolli për mua është i gjithi sakrificë. Nga koha që kam filluar hapat e para të futbollit e deri më sot për mua çdo ditë ka qenë sakrificë, punë dhe përkushtim i madh ndaj futbollit.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im për të ardhmen është që të arrij majat, pra të bëhem një lojtar i madh në Europë, dhe të luaj për Kombëtaren A të Shqipërisë.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të punojnë shumë fort dhe të mos ndalojnë së besuari në ëndrrat e tyre! Sepse unë mendoj që puna është çelësi i një suksesi.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Idhulli im në kombëtaren tonë është padiskutim Lorik Cana, sepse edhe pozicioni im në fushë është qendërmbrojtës njësoj si Cana. Ai ishte kapiten dhe lider i Kombëtares dhe mendoj se ai është shembull për t’u ndjekur.

/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion!

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin...

Lajme të tjera

Web TV