Prezenca e OSBE-ODHIR në Tiranë ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së ‘5 qershorit’ në Kuvend. Përmes një deklarate për mediat, ky institucion thekson se mbetet i gatshëm që të ndihmojë autoritet shqiptare në këtë rrugë, si dhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. Gjithashtu OSBE-ODHIR u bën thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.
Reagimi i OSBE-ODHIR
Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.
/Re.Gu/Fjala.al