Plagoset më thikë një 23-vjeçar gjatë një sherri në Ksamil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku ka mbetur i plagosur me thikë një 23-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se sherri ka ndodhur në orën 12:10 dhe shtetasi me incialet K.K nga Gjirokastra është goditur më mjet prerës dhe është dërguar në spitalin e Sarandës ku ndodhet dhe jashtë rrezikut të jetës.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar autorin dhe po punon për ta kapuar atë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin:

1. Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

2. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54%...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre. Të...

Lajme të tjera

Web TV