Rama: PS nuk mori asgjë nga marrëveshja, do shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama ka thënë nga foltorja e Kuvendit se si përfundim nga marrëveshja e 5 qershorit Partia Socialiste nuk mori asgjë dhe se ai vetë sot në seancën parlamentare do të shtypë butonin për Lulzim Bashën.

Më tej Rama shton se në këmbim të kërkesave të opozitës parlamentare PS mund të merrte si kërkesë bonusin e partisë së parë por nuk mori asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe PS do të votojë sot për ata që janë jashtë parlamentit.

”Themi po jo prej jush, por konstatimi jonë është se e duan shumica e shqiptarëve. Ne bëmë punën tonë. Rrethanat pas marrëveshjes së 5 qershorit, që krijoi gjithë atë ilaritet mes jush, dhe nga një anë mungesa e 84 votave, dhe mungesa e të marrit vesh me ju, apo për të marrë një polic të zhveshur apo një diversant të zbuluar për 84 vota, na bënë të thellohemi. Qoftë nga anketimet, qoftë nga komunikimet me bazën tonë, kuptuam se shumica do Lista të Hapura.

Churchill thotë budalla është ai që nuk ndryshon mendim. Kemi të metat tona por budallenj as na bën dot kush dhe as nuk kanë munguar rastet se kur na bëjnë për budallenj marrin kosto të madhe.

Shkojmë në Këshillin Politik.Këtu bëhet një diskutim çfarë mori njëri, çfarë mori tjetri. PS ka dhënë, nuk ka marrë. Ne mund ta merrnim kollaj besoj nga Murrizi dhe nga ju bonusin për partinë e parë, në këmbim të të dhënies përgjigje pozitive për kërkesat tuaja nëse do kishim synimin të përjashtonim ata që janë jashtë. Nuk e kërkuam. Sepse do ishte fyerje e madhe në skenën politike dhe do ishte shfrytëzim të rrethanave të këtij parlamenti. Me ligj me Kushtetuta, me procedura e kishim bërë. Ne donim depolitizimin. Nëse do votonim për të kundërtën

Lexo edhe :  Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

Do shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën, jo për veten time. Deputetët e PS do shtypin butonin për ata që janë jashtë. Asnjë opozitë s’ka pasur mundësi të përmbysë procesin dhe më pas ta kthejnë siç ishte. Bënë gjithë atë revolucion imagjinar dhe thonë ishim mirë ashtu siç ishim. Duke refuzuar ende marrëveshjen për çështjet parlamentare, duke vijuar me akuza, dhe me fyerje, të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, dhe si i ka dalë, gjithmonë keq.”- tha Rama. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Nico Williams është i vendosur për kalimin e tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ka komunikuar klubit vendimin për të ardhmen. Athletic...

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë...

Lajme të tjera

Web TV