Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar sot se në Konferencën e Kryetarëve është vendosur që sot të diskutohet dhe të votohet marrëveshja e 5 qershorit.
Në deklaratën e tij në nisje të seancës, Ruçi tha se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar dhe kalendari 3 javor.
“Në seancën e Konferencës së Kryetarëve është vendosur sot që të diskutohet dhe të votohet në seancë plenare projektligji për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor”, u shpreh Ruçi.