Një “vrimë e kaltër” misterioze në thellësi të oqeanit do të eksplorohet nga shkencëtarët.
Qëllimi i kësaj ekspedite është zbulimi i formave jetësore që mund të gjenden brenda një thellësie prej 129,54 metrash në shtratin e detit. Kjo vrimë është quajtur “Green Banana” e përkthyer në shqip banania e gjelbër.
Projekti i sponsorizuar nga NOAA do të përfshijë dërgimin e zhytësve dhe monitorimin e ekipit brenda kësaj grope të gjelbër.
Shkencëtarët duan të ekzaminojnë mikrobet dhe nivelet ushqyese. Eksplorimi do të filloj në muajin gusht dhe një tjetër është paracaktuar për vitin e ardhshëm.