Rama në Bubq: Lagjet e reja do të jenë fantastike, por s’bëhen sa hap e mbyll sytë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Bubqin ku dhe është njohur me projektin e rindërtimit në të cilën parashikohet të ndërtohen 132 shtëpi, 45 apartamente, një shkollë , një park si dhe një zonë tregtare.

Kryeministri zgjedh t’i drejtohet atyre që i cilëson të paduruar e që e akuzojnë për zvarritje të punimeve për objektet për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit.

Rama i vlerëson projektet për rindërtimin e të gjitha zonave jo vetëm të nevojshme për strehimin por rivitalizimin e të gjithë infrastrukturës publike aty ku do të ndërhyhet.