Zbulimi i bujshëm i gazetares/56 shqiptarë, trafikantë droge në Ekuador

56 shqiptarë janë të lidhur me trafikun e drogës në Ekuador, një vend i Amerikës Latine i njohur si baza e trafikut për drogat e forta , kryesisht kokainës.

Gazetarja e njohur Fatjona Mejdini ka qenë pjesë e një studimi me gazetarë të tjerë nga e gjithë bota, në një diskutim podcast.

Sipas të dhënave të bëra zyrtare nga gazetarja, është vërtetuar se në periudhën 2017-2019, 1600 shqiptarë kanë hyrë në Ekuador dhe 56 prej tyre hetohen pasi ka dyshime që janë të lidhur me trafikun e drogës.

“Ballkani është një pikë strategjike që ndihmon në trafikimin e lëndëve narkotike jashtë rajonit dhe është një mjedis që ndihmon zhvillimin e këtyre drogave. Kjo është arsyeja pse shqiptarët merren me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike”,  deklaron gazetarja Mejdini. /Fjala.al/Ke.Ba

Statusi i plotë