Feston sot 47-vjetorin e lindjes/ Igli Tare, një histori e vërtetë suksesi

23-11-2017 Roma Incontro di Europa League SS Lazio Vs Vitesse allo stadio Olimpico di Roma. @ Marco Rosi / Fotonotizia Igli tare

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Igli Tare feston sot përvjetorin e 47-të të lindjes. Drejtori Sportiv i skuadrës së Lazios është një nga emrat më të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Ai ka luajtur me një sërë skuadrash shqiptare e të huaja duke  filluar që nga Partizani për të vijuar më pas me emra të mëdhenj si Fortuna Düsseldorf, Brescia, Bolognia e në fund e mbylli karrierën e tij si futbollist aktiv te skuadra që tashmë është drejtor.

Tare ka qenë një nga sulmuesit më të rëndësishëm të kombëtares kuqezi për një periudhë të gjatë dhe emri i tij është i gdhendur fort në historinë e futbollit të vendit tonë.

Pasi mbylli fazën si lojtar aktiv, Igli Tares iu propozua posti i Drejtorit Sportiv te të kaltrit e Italisë nga Presidenti Claudio Lotito.

Edhe në këtë pozicion shqiptari ka treguar se është nga më të mirët, duke sjellë talente premtuese te Lazio dhe duke e ngritur në nivel aq të lartë, duke konkurruar fortë në Serinë A.

Afrimet e lojtarëve me shifra të ulëta dhe kthimi i tyre në disa prej emrave më të mirë në futbollin Italian, kanë treguar aftësinë e Igli Tares për të dalluar talentet.

Rrugëtimi i tij cilësohet me plot gojë si një histori suksesi, pasi ende ai vijon të shkëlqejë mes më të mirëve, ndonëse tashmë në një pozicion tjetër në klub.ka.ta/Fjala.al/