Jozefina Topalli duket se po përgatitet për një “betejë” të re politike.
Në një postim ‘Facebook’ Topalli ka shpërndarë një foto të një prej monumenteve më të rëndësishme të periudhës romake në Istria të Italisë, një nga amfiteatrot më të mirë në botë.
Pjesa qëndrore e çdo amfiteatri dihet që është një zonë luftarake dhe mesa duket Jozefina Topalli po përgatitet për një betejë të fortë politike.
Ky postim i ish-kryetares së Kuvendit vjen pas takimit që ka patur 2 ditë më parë me Yuri Kim, ambasadoren amerikane.
Takimin e kanë zhvilluar në një prej lokaleve të Tiranës ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe ato të Partisë Demokratike.
Vlen për tu theksuar që Jozefina Topalli është propozuar për deputete nga antarësia e PD-së në qarkun Shkodër. /Ra.My. Fjala.al/