“Letër me Vilmë”, mjekja Anika Dokle reagon pas letrës së Vilma Nushit

Letra e biznesmenes Vilma Nushi e cila po kurohet në Turqi nga koronavirusi, ka shkaktuar jo pak polemika në rrjetet sociale.

Një nga reagimet më pikante ka qenë ai i doktoreshës Anika Dokle.

“Letër me Vilmë” është statusi i saj, i thjeshtë në dukje, por tepër thumbues.

Dokle vetëm nëpërmjet një fjalie ka arritur të marrë shumë reagime me këtë status.

Përveç se një mjeke shumë e zonja, Dokle është tepër aktive në rrjetet sociale me statuset e saj.

Biznesmenia Vilma Nushi, bëri dje publike një letër ku më së shumti iu drejtohej asaj që sipas saj e kishin mallkuar.

Për kurimin e biznesmenes në Turqi, reagimet ishin të shumta./Fjala.al/Ke.Ba