“Ti o mjeke, o grua e zgjuar rebelja që të vërtetën e shpreh me zë të lartë”/ Pacientja i kushton fjalë të veçanta kryeinfermieres 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Qendrës së Gruas në maternitetin “Koço Glozheni”, Anika Dokle ka marrë një letër tejet emocionuese mbrëmjen e sotme nga një paciente e saj.

Ajo ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale, ku falenderon kryeinfermieren, e cila mësohet se e ka ndihmuar pacientet që të bëhet e fortë në atë situatë të keqe që ndodhej.

Pacientja admiron te Dokle forcën e karakterit dhe punën e palodhur të saj.

Statusi i plotë:

Mora shkas të shkruaj për ty sot sepse të kujtova mes mikeshave mia, të kujtova me dashuri dhe respekt për ty jo për faktin se të kam mikesh, por sepse unë të mikesh të bëra pasi të njoha si mjeke, pasi më dhe ndihmë mjekësore me aq përshkushtim dhe dashamirësi sa që më ngrite dhe anën morale në atë situatë të keqe që ndodhesha. Ti je një mjeke e sakrificës e ndershmërisë që të karakterizon me forcën e gruas dinjitoze e të devotshme në punën tëndë, me një komunikim më shumë njerezllik mes pacientëve të tu. Ti je forca për tu admiruar tek çdo grua, ti je shembulli i çdo mjeku të mirë dhe human. Unë ty të jam mirënjohëse për çdo ndihmë të dhënë dhe për gjithë pozitivitetin që tregon. Ti o mjeke, o grua e zgjuar rebelja që të vërtetën e shpreh me zë të lartë. Lum ai spital që të ka, e lum ne gratë që të kemi njohur. E lum baba e nëna për mirë-edukimin tënd. Tëpërqafoj shumë!

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV