U prodhua në 1911, ja pse kjo biçikletë kapi shumën marramendëse të 200 mijë eurove

Biçikleta që shihni në foto është e prodhuar në vitin 1911 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dukje është një biçikletë e thjeshtë dhe normale për vitet që është prodhuar por sot ka marrë vlerën e 200 mijë eurove në një ankand ‘Indy 2020’.

Por çfarë e ka bërë të veçantë këtë mjet me dy rrota i shitur me një shifër marramendëse?

Kësaj biçiklete i është montuar një motor 696 centimeter kub dhe një kuti ingranazhi me dy shpejtësi, mekanizëm i cili mund të arrinte deri në 100km/orë.

Biçikleta u prodhua nga marka ‘Pierce’ e cila i ishte kushtuar prodhimit të makinave të nivelit të lartë në fillim të shekullit 20-të, por bëri këtë kapërcim në prodhimin e mjeteve me 2 rrota.

“Arrow Four” ishte mekanizmi i vetëm në historinë e tij i cili u përdor për këtë mjet.

Ishte një mjet i cili nuk u njoh masivisht sepse u prodhuan vetëm 500 të tilla. Sot vlera e këtij modeli ka kapur një shifër marramendëse rreth 200 mijë euro.

Vlen për tu theksuar që është blerë nga një koleksionist.  /Ra.My. Fjala.al/