Protestues të shumtë kundër racizmit janë përplasur me policinë në Seatle të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, policia përdori tymuese dhe spraj me piper për të shpërndarë turmat e protestuesve.
Mësohet se marshimi ishte në mbështetje të protestave në Portland, pas vrasjes së George Floyd nga një oficer policie. Mësohet se 45 protestues u arrestuan, ndërsa 21 të tjerë u lënduan.
Fillimisht protestuesit u mblodhën në mnyrë paqësore, ndërsa thërrisnin “Ne jetojmë në një shtet policor”, “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Më pas me kalimin e minutave situata u agravua deri në përplasje me policinë.
“Një grup protestuesish i vunë flakën disa godinave, përpara se të thyenin dritaret dhe të shkatërronin bizneset aty rrotull. Ata goditën oficerët me gurë, shishe dhe fishekzjarre. Një oficer përfundoi në spital“, thuhet në njoftimin e policisë. Ka.Li/fjala.al