Pandemia/ Apeli i Bashës: Qeveria të sigurojë vaksina falas për të gjithë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se ndërsa qytetarët duhet të bëjnë detyrën e tyre duke ndjekur të gjitha masat e mbrojtjes ndaj Covid-19, qeveria ka të tjera detyra.

Në një postim në “Facebook” kryedemokrati shprehet se qeveria duhet të sigurojë vaksina gripi falas për të gjithë qytetarët në vjeshtë.

Basha ka theksuar se këto vaksina do të ndihmojnë që shifrat e viktimave nga koronavirusi të jenë më të ulëta.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3358022414248916

 

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV