VIDEO/Mesazhi i mjekut: Është virus që mundet nga të gjithë bashkë, ja apeli për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“COVID-19 është një mesazh që mundet nga të gjithë ne” Ky është mesazhi i mjekut O.R.L, në QSUT, Klevis Thomai drejtuar qytetarëve.

Në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ai bën apel për të respektuar masat dhe për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Shqipëri për të mposhtur koronavirusin.

Mjeku Klevis Thomai iu bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskat, të ruajnë distancën, të mbajnë barriera tekstile, të kenë kujdes në zyra pasi nuk mjafton vetëm kujdesi nga një person.

”Jam Klevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe gjej momentin për t’iu dhënë një mesazh sensibilizues mjaft të rëndësishëm për të gjithë.  Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. Është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur. ”– tha Thomai.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/207600763986570/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV