Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë goditi një turmë njerëzish afër një stacioni treni në Berlin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit.
Mediat e huaja kanë raportuar se një person është bllokuar nën veturën e tipit Mercedes GLK me ngjyrë të zezë pasi vozitësi i dyshuar e drejtoi atë nga këmbësorët në Hardenbergplatz.
Mësohet se rreth 55 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes për gjetjen e mundshme të ndonjë mjeti shpërthyes, ndërkohë dy helikopterë janë përdorur për të ofruar ndihmë për të lënduarit.
Një zëdhënës i policisë tha se besohet që shoferi e ka humbur kontrollin teksa kthehej majtas me shpejtësi të madhe. Deri më tani nuk ka dëshmi se goditja me veturë ka qenë e motivuar në aspektin politik apo religjioz. Ka.Li/fjala.al