Ekskluzive/Urdhri i Hitlerit për uzinën e Benzit: Më prodhoni një makinë t’ia dhuroj mbretit Ahmet Zogu për dasmën (Dokumenti)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinioni shqiptar është njohur vitet  e fundit se një nga dhuruarat më të veçanta në dasmën e Ahmet Zogut me Geraldina Apony ishte Benzi mercdez fuori seri që kancelari Adolf Hitler ia dhuroi atij. Ishte një benz vërtetë i veçantë dhe ndoshta dhurata më e shtrenjtë. Por si u përzgjodh dhe si u prodhua ky automjet. Studiuesi Marenglen Kasmi publikon në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU një dokument urdhër të Hitlerit që i kërkon uzinës së Benz Mercedez t’i prodhonte një auto veturë si dhuratë për mbretin Zog. Në këtë dokument nuk shkruhet shuma dhe gjasat janë që edhe vetë uzina të mos i ketë marrë para. Por detajet hedhin dritë që Zogut i është thënë nga diplomatët gjermanë në  Tiranë nëse ai do të pranonte një Benz si dhuratë nga kancelari Hitler.

-Një fakt i njohur në Shqipëri është që dhurata më e çmuar, më e veçantë që ka marrë mbreti Zog për dasmën e tij ka qenë një Benz që Adolf Hitler i ka dhuruar.

-Duhet thënë që nuk është një dhuratë që ja ka bërë vetëm Ahmet Zogut por edhe mbretit të Egjiptit. Sepse ishte gjëja më e mirë, dhurata më prestigjoze që mund të ofronte në nivel qeveritar. Është letër këmbimi i fabrikës së Benzit me kryeministrinë ku diskutohet që ju do prodhoni një benz të tillë, jashtë serie, të posaçëm për mbretin e Shqipërisë. Më përpara, mbreti ishte pyetur nëse do e pëlqente këtë dhuratë, nëpërmjet ambasadës. E dërgoi së bashku me drejtorin e uzinës së Benzit dhe me një përfaqësues të lartë politik./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/vPVJsOEVDs8
Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

Lexo edhe :  Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/2632228270361991/

Të fundit

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që...

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga...

Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha...

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Nacionalizëm primitiv dhe akt racist!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një...

Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

Pas skandalit të Bankers, dosja e prokurorisë tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor...

Lajme të tjera

Web TV