Ja cilat janë tre shenjat më punëtore të horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani

Jo vetëm Dashi, por edhe mbreti i zodiakut është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.

Akrepi

Është e pamundur që një Akrep t’i lërë gjërat përgjysmë, përkundrazi shpeshherë e gjen veten duke marrë përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë. Është nga të paktat shenja që e ka të skalitur kulturën e punës, por jo vetëm. Edhe në marrëdhënie shoqërore a dashurore Akrepi është ai që zgjedh të marrë vendime. Janë kokëfortë të lindur, gjë që i bën të pandalshëm derisa të realizojnë të gjitha qëllimet e tyre. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Përkthyesja shqiptare kapet mat, 8 mijë paundë për të nxjerrë nga kampi një shqiptar

Një investigim i thelluar nga gazeta britanike Daily Mail ka zbuluar një skemë fitimprurëse mashtrimi, në të cilën janë...

Sabotim në Spanjë, vidhen kabllot e hekurudhave! 10 mijë pasagjerë me vonesa

Rrjeti hekurudhor i Spanjës u përball me ndërprerje të mëdha gjatë fundjavës festive, pas një akti të dyshuar sabotimi në linjën me shpejtësi të...

80 mijë vende të lira , Greqia në krizë për punëtorë në turizëm

Përballë një vale rekord turistësh këtë verë, Greqia po përjeton një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Restorantet,...

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli", duke sjellë të qeshura të...

Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë...

Lajme të tjera

Web TV