Myslim Murrizi ka bërë deklarata të forta ditën e sotme në Kuvend, në lidhje me vendimin e parlamentit për të mos shkarkuar Presidentin Meta, në respektim të Komisionit të Venecias.
“Të nderuar deputet e shoh ngazëllimin që shpëtuar Metën por mund të dilni jashtë.
Ju edhe doni të bëni cubin edhe ju mposhtin cubat. Vetëm 4 herë e paska shkel Meta kushtetuetën thotë Ulsiu. Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri tjetrin sepse jeni bij të së njëjtës nënë dhe ortakë në pushtet.
Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet.
Ju keni qenë bashkë me të dhe keni qenë ortakë të mrekullueshëm. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën dhe ka mundësi që pas kësaj të shkarkohet Ulsiu dhe gjithë anëtarët.
Do doja që të votonin pro qëndrimit të shkarkimit të Metës të paktën disa deputetë, për të mbrojtur firmat e tyre. Firmosët rrufe gjithë natën për ta shkarkuar, juve a ju ka pyet më njeri pas raportit të Ulsiut. Pse u dyzuat, nga u trembët pse u trembët.
Sjam babaxhikja jam usta likja. Nëse ju më thoni kujdes mushka unë ju kujdes gomerët. (elisa babxhike kujdes mushkat)
Sëmundje ke prej 30 vitesh kolegu Stojku, s’është Covid 90 është katravicë. Kur i shikon duken të shenjtë, janë shejtanë jo të shenjtë.
Edhe pse s’jam 1 nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës…nuk shpresoja që do dilnit kaq fjashkull.
Ju kërkoni një ortakllik mas prill maj, të 2021-shit. Metën e vlerësoj për qëndrimin heroik para se të jetë president në këtë sallë. Shpresoj të mos fshihet me guida, dhe shpresoj ta përshëndesë 30 korrikun…”, u shpreh Murrizi. Ka.Li/fjala.al