OFL zbarkon në Durrës, iu kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve

OFL vazhdon operacionin e pandërprerë ndërkohë që ka zbarkuar në Durrës duke iu kërkuar të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve mes tyre 1 korçar.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. (S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /Ra.My.Fjala.al/