Deputeti i PS dhe Kryetari i FRESH Elio Hysko ka konfirmuar për Fjala.al se është infektuar me koronavirus dhe se po qëndron i izoluar në shtëpi.
Në një prononcim për gazetarët e grupit mediatik FJALA, Hysko deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po qëndron i izoluar.
Ndërkohë, në radhët e politikanëve që janë prekur me COVID-19 dhe janë deklaruar sot, është kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko.
/Fjala.al/Ke.Ba