Konfirmohet lajmi i Fjala.al, Sherif Kallaku kalon te Lokomotiva e Zagrebit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i skuadrës së Teutës, Sherif Kallaku do të veshë fanellën e Lokomotivës së Zagrebit sezonin e ardhshëm.

Lajmi që u bë publik pak ditë më parë nga grupi mediatik “FJALA” dhe edicioni sportiv “Fjala Sport” është konfirmuar nga drejtori i klubit kroat, Bozidar Sikic, i cili ka thënë se është gjetur akordi me kapitenin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Meqenëse shqiptari ka një kontratë të vlefshme edhe për një vit me durrsakët, ka shumë të ngjarë që klubi kroat do të duhet të paguajë për shërbimet e tij, por sa do të jetë ajo shumë nuk dihet raporton media kroate GERMANIAK.HR.

Vlera e tregut të këtij mesfushorit sot është 500 mijë euro, 10% më pak se sa ishte në fillim të këtij viti.

Ky transferim është tashmë fakt i kryer, por konfirmimi përfundimtar i klubit të Lokomotiva Zagreb është ende në pritje.

Kjo skuadër vazhdon të ketë nën vëzhgim lojtarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës. Pas Uzunit i cili pak ditë më parë nënshkroi transferimin te skuadra hungareze e Ferencvaros-it, Mersinajt, Tucit, Cokajt dhe Kastratit kroatët tashmë do të kenë pjesë të tyre edhe Sherif Kallakun./Katerina Tafa/ Fjala.al/

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV