Luleshitësi tregon për letrat e lexuara: “Për të vetmen time, më fal që nuk të thashë se isha i martuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh herë na bie rasti të degjojmë histori nga më të çuditshmet ,por jo gjithmonë ato janë kaq të veçanta sa këto urime në kartolina.Çdo ditë, luleshitësit, por jo vetëm, shohin urime nga më të bukurat deri tek më të çuditshme që mund të bëhen. Disa prej tyre kanë rrëfyer, se cili ka qenë urimi më i çuditshëm, që iu është dashur të shkruajnë apo të lexojnë:
“Një ditë më duhej të dërgoja një buqetë me shkrimin: ‘Për të vetmen time, më fal që nuk të thashë se isha i martuar’.“
“Dikush na tha të bashkonim trëndafilat më të vyshkur që kishim dhe të shkruanim: ‘Këto trëndafila janë aq të zeza sa zemra jote, bushtër.’ “
“Unë punoj në një dyqan luksoz lulesh dhe njëherë më është dashur të dërgoj këtë mesazh në dhuratë: ‘Më fal që të tradhtova. Isha tapë dhe motra jote dukej fiks si ty!’“
“Dyqani ynë kishte disa pusulla me foto të një qeni, në një shtëpi për qen. Para disa kohësh, dikush më tha të shkruaja: ‘Më fal, por unë zgjedh atë. Mund t’i mbash fëmijët.’ Meqë m’u duk shumë e dhimbshme, vendosa ta shkruaja në pusullën me qen, për ta zbutur disi situatën.”
“Kam patur një klient të rregullt, i cili i blinte lule vajzave përpara se t’i linte.”

“E fejuara ime është një luleshitëse, dhe shpesh më dërgon mesazhe qesharake, që duhet të nisë bashkë me lulet. E preferuara ime deri tani është: ‘Më falni që e rraha për vdekje mikun tuaj. Nga, David.’“
“I largova këto lule nga natyra, që ti të mund t’i shohësh teksa vdesin ngadalë në shtëpinë tënde.”

Lexo edhe :  Ankthi te të rinjtë, psikologia ngre alarmin: Konsiderohet sëmundje!

“Një familje po festonte ardhjen në jetë të dy binjakëve dhe një i afërm i shkroi: ‘Më vjen keq për lajmet e këqija. Paçi fat!’“
“Halla dhe xhaxhai im kishin patur disa keqkuptime për gjëra fare të parëndësishme me gjyshin. Kur gjyshi ndërroi jetë, halla i shkruajti në lulet e varrimit: ‘Bastardi i vjetër, mori atë që meritonte.'”

“Një herë, i dashuri im më dërgoi një duzinë me trëndafila dhe një pusullë, në të cilën shkruhej: ‘Për ty do të shkelmoja dhe një dragua bebe. ’10 vite më vonë, jemi akoma të martuar.”

“Të lutem, ma hiq block-un nga Instagrami.”
“Një ditë, një grua në dyqanin e luleve të mamit tim, shpenzoi rreth 20 minuta për të gjetur pusullën perfekte, vetëm që të shkruante: ‘Më vjen keq që je kaq idiote.’E kishte për motrën e saj.”/St.Su/Fjala.al

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për të akuzuarit e operacionit “Revanshi”, publikohen akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka komunikuar akuzat për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u...

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla...

Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore. Në një...

Lajme të tjera

Web TV