Meta flet për ndryshimet kushtetuese: Të ruhet fryma e 5 qershorit se po rrrezikohen negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka shkruar se mes palëve politike duhet ruajtur fryma e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi ka shumë rëndësi për hapjen e negociatave.

Ai ka shtuar se Shqipëria nuk duhet ta humbë momentin historik për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE nga kokëfortësia për të ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Sipas Presidenti kokëfortësia nuk ofron zgjidhje dhe nuk është në interes të Shqipërisë.

REAGIMI I PLOTË

Dialogu politik, gjithëpërfshirës dhe i hapur, mes partive politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet, është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.

Ruajtja e frymës dhe rezultateve të marrëveshjes së 5 Qershorit ka shumë rëndësi për hapjen e negociatave. Këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik, që është vendosur pa patur ndonjë objektiv konkret, e dëmton stabilitetin dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria nuk duhet ta humbë momentin historik për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE nga kokëfortësia për të ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Kokëfortësia nuk ofron zgjidhje dhe nuk është në interes të Shqipërisë.

I bëj thirrje Partisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit, që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje i Kushtetutës.

Është koha të tregojë maturinë që e ka karakterizuar në të shkuarën dhe të vendosë të parin interesin e Shqipërisë. Data 30 Korrik nuk është e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë. 30 Korriku duhet të anullohet, për t’i hapur rrugë një procesi gjithpërfshirës dhe konsensual të reformimit të rregullave zgjedhore.

Lexo edhe :  Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Në tre dekada pluralizëm, Partia Socialiste, meritën më pozitive ka lidershipin që tregoi për bërjen e vendit me Kushtetutë moderne përmes një procesi gjithëpërfshirës që u finalizua me Referendum Popullor, edhe pse atë kohë kishte mbi 2/3 e Kuvendit.

Nuk dëshiroj të ndalem sot në të gjitha arsyet përse Kuvendi i sotëm është jashtë çdo standardi për të prekur Kushtetutën, pasi këto i ka bërë të qarta edhe Komisioni i Venecias, por në kushtet kur po vdesin qytetarë dhe përmasat e pandemisë COVID-19 po bëhen kërcënuese, çdo dhunim i Kushtetutës do ngarkojë me përgjegjësi historike të gjithë ata që do provokojnë rendin kushtetues në vend, në themel të të cilit janë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

I bëj thirrje Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, që në emër të integrimit europian, të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual. Hapi i hedhur të premten, nëpërmjet një propozimi për konsensus, duhet të jetë rruga për të ecur përpara, me qëllim gjetjen e pikave që i bashkojnë palët.

Historia ka treguar se aktet e njëanshme dhe të nxituara, kokëfortësia, interesi momental politik, mungesa e kulturës së konsensusit dhe dialogut mes palëve, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët për një kohë të gjatë. Ky gabim nuk duhet të përsëritet.

Për këtë arsye, ripërsëris thirrjen që të gjitha palët të vijojnë punën në mirëbesim në Këshillin Politik, pa shtrëngim kohor, me objektivin e vetëm të gjetjes së konsensusit mes tyre. Është tërësisht e mundshme që të arrihet një produkt i përbashkët dhe i dakordësuar nga të gjithë. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsensus mes të gjitha partive kryesore politike në vend.

Koha për të punuar për Shqipërinë në Europë është tani!

Askush nuk duhet ta dëmtojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë!

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të...

Lajme të tjera

Web TV