Policia në Tiranë ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një i ri është arrestuar me kokainë, një tjetër për thyerje të masës së arrestit, një burrë akuzohet për zjarrvënie, një tjetër për plagosje dhe një person për shkelje të rregullave të qarkullimit.
NJOFTIMI
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. M., 22 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 36 vjeç dhe referuan materialet për shtetasit M. V. dhe A. D., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në rrugën “5 Maji”, ku shtetasi L. D. ka goditur me mjet prerës shtetasin M. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, i shtetasit S. Xh., 43 vjeç, pasi në Liqenin e Sharrës, Njësia Administrative Vaqarr, ka ndezur zjarr, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 35 vjeç, pasi në Golem, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.59 g/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ka.Li/fjala.al