5 vjet pa Kristina Brown, Bobby Brown homazh për vajzën e tij

Bobby Brown i ka bërë homazh vajzës së tij të ndjerë Bobbi Kristina Brown në 5 vjetorin e saj të vdekjes.

Këngëtari postoi një foto të Bobbi Kristina kur ishte e vogël teksa buzëqeshte para kamerës.

Këngëtarja u nda nga jeta në korrik të vitit 2015 në moshën 22-vjeçare.

“Nuk ka mënyrë për ta shpjeguar si ndihem, më mungon. Ti je në zemrën dhe mendjen time çdo ditë, babi të do shumë,”- shkroi ai, krahas fotos.

Ndarja nga jeta e Bobby erdhi pas vdekjes së nënës së saj, këngëtares legjendare Whitney Houston, e cila u gjet pa jetë në një vaskë në vitin 2012.

Bobbi Kristina Brown vdiq në korrik 2015 gati gjashtë muaj pasi u gjet pa ndjenja brenda një vaske në shtëpinë e saj në Gjeorgji, ku jetonte me partnerin Nick Gordon.

Këngëtarja qëndroi në gjendje kome derisa vdiq./Sa.Ka/Fjala.al