Balla: Nuk presim Lulin, nesër hapen listat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla, kryetari i grupit socialist u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe se nesër do të miratohet hapja e listave.

“PD thotë nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, ndërkohe qe thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qëndrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme.

Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 përqind, as 10 përqind, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojnë dot dritën e transparencës. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashës dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se nesër ne do t’i hapim listat. Ky parlament ka detyrën ndaj shqiptareve te hape listat nesër, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin” deklaroi Balla. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV