Hajdari e-mail Këshillit Politik: Po minoni frymën e konsensusit, e dyta herë që nuk më përfshini në komunikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari, anëtarja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik i është drejtuar me një e-mail këtij këshilli, ku shpreh shqetësimin se përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare nuk e kanë përfshirë në komunikim.

Sipas Hajdarit, “Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder frymes se gjitheperfshirjes dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani”.

E-maili i Hajdarit:

Te nderuar anetare te Keshillit Politik,

Me lejoni edhe nje here te shpreh indinjaten time qe per here te dyte nuk me keni perfshire ne komunikimin e radhes lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit te mbledhjeve te Keshillit Politik.

Sic e keni theksuar edhe ju shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder kesaj fryme dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.

Uroj qe ky te mos jete qellimi juaj, sepse do te ishte zhgenjyese per qytetaret shqiptare dhe per komunitetin nderkombetar.

Uroj gjithashtu qe te kete qene serisht thjesht nje gabim teknik apo mungese kujdesi.

Gjithesesi, ju bej me dije se ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen time ne Keshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00.

Me respekt,

Rudina Hajdari

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV