Mbyllja e diskove dhe klubeve të natës/Manastirliu: Pezullim aktiviteti kush thyen rregullin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ndryshimet që priten të miratohen në Aktin Normativ për të mbyllur klubet dhe lokalet e natës, si vazhdim i masave ndaj koronavirusit.

Manastirliu bëri me dije se janë kryesisht të rinjtë që frekuentonin këto vende, ata që janë bërë përhapës të virusit.

Sipas saj, duhet më shumë përgjegjshmëri nga të gjithë qytetarët.

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Të rinjtë apo frekuentuesit e këtye vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.

Po punojmë me intensitet, po përgatitemi për vjeshtën por nëse do kemi neglizhim të masave duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit DCovid 19”,- tha Manastirliu.

Të fundit

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

Arktiku është kthyer në një skenë të re të përplasjes gjeopolitike mes Rusisë dhe NATO-s. Shkrirja e akujve ka hapur rrugë të reja detare...

Lajme të tjera

Web TV