Mjeku poston foton me maska dhe tregon se sa përqind mbron secila prej tyre

Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar se jo çdo maskë të mbron nga koronavirusi. Ai ka bërë thirrje për ruajtjen e distancës, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë.

Theksin mjeku e vë tek maskat e bëra vetë, të cilat sipas figurës, nuk të mbrojnë fare nga virusi.

foto galeri

STATUSI I PLOTE

Qe ta kemi te qarte!

Jo cdo maske mbron!

Maska nuk eshte dordolec! Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!

(Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)

Qellimi i postimit eshte:

Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!

Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!

Maska nuk eshte siguri 100%!

Asnje lloj maske!

DISTANCA ESHTE KYÇE

Ka.Li/fjala.al