“Listat e hapura”, ende pa formulë konsensuale/Ndërkombëtarët rikthehen në skenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Politik mbajti një tjetër takim pa asnjë rezultat final për sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, të inicuar nga mazhoranca socialiste. Formulimi i nenit kushtetues për listat e hapura, i ka ndarë dy palët, ndërsa votimi i ndryshimeve kushtetuese është caktuar për në 30 korrik. Ndërkombëtarët rikthehen në skenë, ambasadorja amerikane dhe ai i BE-së zhvillojnë takime në Kryeministri dhe në selinë blu.

 Nga Blerina Gjoka

“Doni koalicion parazgjedhor, se nuk ndaheni dot nga LSI-ja!” Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama i dërgoi dje PD-së, duke e akuzuar se po zvarrit procesin me alibira. Kreu i mazhorancës u tregua sërish i bindur që në 30 korrik listat e hapura do të votohen në Kuvend, sipas formulimit të parë. “Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, por as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve, edhe përtej partive që sot janë në Parlament! Fatmirësisht, risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju! Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë, pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor, se nuk ndaheni dot nga LSI-ja!

As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim, po të keni vullnet pozitiv.”- shkruan Rama. Ai e bëri komentin pasi një raport i ekspertëve pranë Këshillit Politik argumentoi se ndryshimet kushtetuese, sipas formulimit të propozuar nga mazhoranca, lejojnë hapjen e listave në masën 100% duke garantuar dhe përfaqësimin gjinor, si dhe nuk i ndalojnë shprehimisht koalicionet. Pa vonesë PD-ja i është përgjigjur Ramës me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili shprehet se për listat e hapura 100% jemi gati të punojmë pa vonesë.

Për sa i përket ndalimit të koaliconeve, Bardhi thekson se opozita koalicionin e ka me qytetarët dhe është e vendosur ta ruajë atë. Heqja e koalicioneve, sipas tij, është vetëm hall i Edi Ramës dhe këtë nuk e zgjidh dot PD-ja.“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD-ja dhe opozita e bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe t’i shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve.

Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Opozita e bashkuar është 100% dakord, për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.” – shkruan Bardhi.

Këshilli Politik sërish pa konsensus

Tryeza e partive politike nuk ka arritur të gjejë një pikë bashkimi mes palëve për sa i përket formulimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor që do të çojë në hapjen e listave të kandidatëve. Përfaqësuesi i opozitës jashtëparamentare, Oerd Bylykbashi, tha pas mbledhjes se PS-ja s’ka ndryshuar asnjë cm nga poziconi i saj për listat e hapura e koalicionet, ndërsa opozita ka ofruar nga ana e saj dialog dhe formulën e konsensusit. Sipas tij, PS-ja ka si qëllim të miratojë ndryshime kushtetuese që prishin marrëveshjen e 5 qershorit.

Lexo edhe :  “Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 maj 2024

Duke sqaruar debatin teknik ai tha se “ne kërkuam përsëri nga mazhoranca që të shprehet në parim, nëse është dakord që të ecet me propozimin që të hapen 100% listat e kandidatëve, duke ruajtur të paprekur koalicionet zgjedhore siç janë sot dhe formulën e shpërndarjes së mandatave. Përsëri u ndeshëm me refuzimin e Partisë Socialiste, refuzim për të pranuar këtë propozim kompromisi të opozitës së bashkuar. Partia Socialiste nuk ka ndryshuar asnjë centimetër pozicionin e saj, të veprimit të njëanshëm dhe ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës. E bëmë të qartë, siç e kemi bërë të qartë më përpara, që janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit.

Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshime të njëanshme, të hartohet një amendament i përbashkët në lidhje me hapjen e listave dhe pa prekur asgjë tjetër në Kushtetutë, dhe këtë ta bëjmë me ekspertizën ndërkombëtare. Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur dhe përtej lojrave diabolike të Edi Ramës dhe të mazhorancës, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në këtë Kod Zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i çohen Parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.

Oferta e re e PS-së

Damian Gjiknuri ka zbuluar ofertën e re të mazhorancës për opozitën jashtëparlamentare për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore. Sipas Gjiknurit, fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe më pas diskutohen në Këshillin Politik listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

Ai shprehet se këto ndryshime nuk i ndalojnë koalicionet parazgjedhore, si dhe do të garantohet diskutimi i modeleve të sistemeve proporcionale rajonale me lista të hapura që ka paraqitur opozita jashtëparlamentare sot, si ai letonez, holandez dhe belg. ”Oferta jonë ishte kjo;

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat, edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur të atashuar pranë Këshillit Politik nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik

. 3. Për sa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Ne fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/holandez, belg. Gjithashtu të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE-së që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura, si ky që ka Shqipëria”. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

Lajme të tjera

Web TV