Murrizi: Abuzimet me tenderin 23 milionë euro në Ministrinë e Brendshme, SPAK-u të hetojë hajdutët

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend pasi ka denoncuar një tender kryer nga Ministria e Brendshme për veshjet gjatë periudhës së pandemisë.

Murrizi është shprehur se në tenderin me vlerë 23 milionë euro u shkurtuan njësitë e artikujve por jo vlera e tyre duke i bërë kështu thirrje SPAK-ut që të hetojë në lidhje me këto abuzime.

“Amnistia nuk besoj se ka të bëjë me ca të bardhë e ca të zinj. Sado të që të jepni masa ndaj bizneseve, sado të hiqni muzikën, është propagandë boshe, Jam dakord për një fushatë sensibilizuese për rrezikun që kanoset ndaj qytetarëve, Gjobat se largojnë COVID. Jo të gjithë kanë miliona dhe që kanë përfituar nga ky covid, si tenderxhinjtë. 200 mijë familje fermerësh në Shqipëri sa lekë kanë marrë? Më thoni. I dhatë ndonjë lekë, edhe pse prodhimet e tyre u groposën kanaleve?! Kujt ia dhatë lekët. Babëzia në këtë kohë pandemie nuk u ndal. Kam një tender të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat. Vlerën nuk ia ulët, por sasinë e produkteve po. 89 mijë njësi artikuj më pak. Jo të gjithë në këtë sallë, edhe nga PS, janë njëlloj të përlyer në paratë publike. Pasi ka të ndershëm. Ftoj SPAK që të merret me hajdutët që i janë herrur sytë në këtë kohë kolere”, tha Murrizi. /Ra.My. Fjala.al/