Skandal/ Arturo Vidal del në video-live i dehur

Arturo Vidal është shfaqur i dehur në një video-live në ‘Instagram’ në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Edhe pse kiliani e fshiu videon, disa ndjekës të tij u treguan të shpejtë dhe e regjistruan e atë e më pas e publikuan në rrjetet social raporton La Vanguardia.

Ajo video solli një sërë reagimesh dhe të shumët ishin personat që e kritikuan lojtarin. Në momentin kur doli në video-live Arturo Vidal ishte në natën e fundit të pushimeve të tij, të cilat futbollisti i kaloi me familjen e tij në Ibiza.

33-vjeçari ka arritur të përfundojë sezonin e tij me 8 gola në 1.663 minutat e luajtura, që mesatarisht është një gol çdo 208 minuta.

As në kohën e tij më të mirë në Juventus kiliani nuk arriti një mesatare kaq të lartë. Në sezonin 2013-2014, Vidal shënoi 11 gola në Serie A në 2.441 minuta, mesatarisht një gol çdo 222 minuta, i cili ishte rekordi i tij deri këtë vit.

Ndërsa në Gjermani së pari me Bayer Leverkusen (nga 2007 deri në 2011) dhe më pas në Bayern Munich (nga 2015 deri në 2018) shifra më e mirë ishte disi çdo 1 gol 243 minuta, e arritur në sezonin 2017-2018 kohë kur shënoi 6 gola në vetëm 1,457 minutat e luajtura.ka.ta/Fjala.al/