“60 për qind e shqiptarëve duan të largohen”/Fuga: Kjo nuk ka vetëm anën e keqe

Lajmi më i keq në vitet e fundit është se 60 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Po si e shikon këtë fenomen akademik Artan Fuga. Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Fuga thotë që sigurisht që nuk është gjë e mirë, por sipas tij nuk duhet parë vetëm ana e keqe.

 -Sa ju shqetëson që 60% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria dhe a ka qeveri që e ndalon dot këtë?

-Problem i madh është. Unë mendoj që një emigrim do kishte në Shqipëri pas viteve ’90. Nuk mendoj që ikja e shqiptarëve nga Shqipëria është vetëm me pasoja negative. Gjithmonë i qëndroj asaj që edhe një të keqeje i duhet marrë  e mira, por ajo që më shqetëson mua është pikërisht që duhen bërë politika të gjithanshme për ta mbajtur shqiptarin sa më shumë dhe kjo mbajtje bëhet nëse atij i kultivohen rrënjët për të qëndruar në Shqipëri./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=p-sZ8V4JoA8